Komuna e Drenasit bën thirrje të shfrytëzohen rrugët alternative për t’i shmangur kolonat

Komuna e Drenasit përmes një njoftimi në rrjetin Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugët alternative për t`u ikur kolonave.

Sipas komunës, në këtë sezonë ka më shumë bashkatdhetar dhe kjo ndikon në shtimin e qarkullimit të veturave.

Komuna potencon se rruga regjionale Komoran-Drenas-Skënderaj që është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës nuk ia ka vazhduar punimet në segmentin tjetër nga Tërsteniku në drejtim të Komoranit, për  këtë shkak kërkohet shfrytëzimi i rrugëve alternative.

Në njoftimin e Komunës potencohet se mund të shfrytëzohet rruga regjionale Komoran-Drenas, e cila kalon në fshatin Shtrubullovë e që mund të dilet në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj, përkatësisht të ish- Op Drenica, sidomos ata qytetarë nga fshatrat nga Gllobari e tutje.

Po ashtu edhe rruga nga Obiliqi në drejtim të Gurit të Plakës mund të përdoret nga qytetarë që vijnë nga Prishtina.

 

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të komunës:

“Të nderuar qytetarë, mundësisht shfrytëzoni rrugët alternative për t’i ikur kolonave.
Në sezonin veror, kur shumë bashkatdhetar gjinden në vendlindje, e që është shtuar numri i qarkullimit të veturave, rruga regjionale Komoran-Drenas-Skenderaj, po sterngarkohet dhe po krijohen kolona të gjata.
Të nderuar qytetarë, sidomos Ju bashkatdhetar, Komuna e Drenasit ju dëshiron që këto ditë t’i kaloni sa më mirë në vendlindjen tuaj, njëkohësisht ju informon se Komuna ka ndërtuar rrugë alternative për të ju lehtësuar qarkullimin dhe ikjen e kolonave.
Rruga regjionale Komoran-Drenas-Skenderaj është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës që nuk i ka zhvilluar vazhdimin e punimeve në segmentin tjetër nga Tërstenikut në drejtim të Komoranit. Ndaj me mirëkuptim kërkojmë nga qytetarët që mundësisht të shfrytëzojë rrugët alternative për t’i ikur kolonave të gjata. Rruga regjionale Komoran-Drenas, përkatësisht afër shkollës fillore në Zabel të Ulët, është ndërtuar rruga e cila kalon në fshatin Shtrubullovë e që mund të dilet në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj, përkatësisht të ish- Op Drenica, sidomos ata qytetarë nga fshatrat nga Gllobari e tutje.
Po ashtu edhe rruga nga Obiliqi në drejtim të Guri i Plakës, mund të përdoret nga ata qytetarë që vijnë nga Prishtina e që lehtë mund të dalin të ish-OP Drenica.
Komuna e Drenasit, është duke zhvilluar punime të rrugëve, që mund të ndikojnë në krijimin e kolonave, por punimet janë duke u bërë sipas planifikimit të Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale.
Në këtë komunikim, ju përcjellim përmes fotografisë të gjitha rrugët alternative që mund t’i përdorni për hyrje-dalje”.