Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, CPJ: 85 gazetarë të vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka thënë se është ‘thellësisht i shqetësuar’ nga numri i gazetarëve të vrarë në konfliktin e Gazës.

Duke raportuar mbi lajmin se një sulm izraelit me dron ndaj dy gazetarëve në Gaza, Guterrez ka thënë se “liria e shtypit është një kusht themelor që njerëzit të jenë në gjendje të dinë se çfarë po ndodh në të vërtetë”.

Lufta Izrael-Gaza ka shkaktuar një dëm të rëndë për gazetarët që kur Hamasi filloi sulmin e tij të paprecedentë kundër Izraelit më 07.10.2023 dhe Izraeli i shpalli luftë grupit militant palestinez, duke nisur sulmet në Rripin e Gazës të bllokuar.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, CPJ, po i heton të gjitha raportet e gazetarëve dhe punonjësve të medias të vrarë, të plagosur ose të zhdukur në luftë, e cila ka çuar në periudhën më vdekjeprurëse për gazetarët që kur CPJ filloi mbledhjen e të dhënave në 1992.

Që nga 13 shkurti 2024, hetimet paraprake të CPJ-së treguan se të paktën 85 gazetarë dhe punonjës të medias janë në mesin e më shumë se 28,000 të vrarëve që nga fillimi i luftës më 07.10.2023 – me më shumë se 27,000 të vdekur palestinezë në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe 1,200 të vdekur në Izrael.

Ndërkohë, delegacioni izraelit i ka lënë bisedimet në Kajro që kishin si qëllim për një dakordim për të krijuar kushtet për një armëpushim në konfliktin Izrael-Gaza, njoftuan mediat izraelite dhe amerikane.

Negociatat, të cilat përfshinin edhe drejtorin e CIA-s, William Burns, kryeministrin e Katarit dhe zyrtarët egjiptianë, ishin pjesë e një përpjekjeje të intensifikuar për të siguruar një armëpushim përpara se Izraeli të vazhdonte me një inkursion tokësor në shkallë të plotë në qytetin jugor të Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë së atij territori është larguar.

Izraeli është duke shkelur të drejtën ndërkombëtare si fuqi pushtuese nëse nuk arrin të sigurojë ushqim dhe ujë për popullin e Gazës, ka thënë sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron. Cameron ka thënë gjithashtu se “thjesht nuk është e mundur që njerëzit në Rafah të largohen siç propozohej nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit”.

SHBA ka thënë se po i shqyrtojnë raportet se Izraeli i ka dëmtuar civilët në Gaza, sipas një sërë udhëzimesh që synojnë të garantojnë që vendet që marrin armët amerikane të kryejnë operacione ushtarake në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Afrika e Jugut i ka bërë një kërkesë urgjente Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së për të shqyrtuar përdorimin e fuqisë së saj për të ndërhyrë në Rafah. Presidenca e vendit i kërkoi gjykatës të shqyrtojë nëse vendimi i Izraelit për t’i zgjatur operacionet e tij ushtarake në Rafah kërkon që ai ta përdorë fuqinë e tij për ta parandaluar shkeljen e mëtejshme të të drejtave të palestinezëve në Gaza.

OKB ka thënë se nuk do të marrë pjesë në asnjë evakuim të detyruar të Rafahut. Jens Laerke, zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (Ocha) ka thënë se nuk ka marrë asnjë plan evakuimi të Rafahut nga Izraeli.

“Pavarësisht, OKB-ja nuk merr pjesë në evakuime të detyruara, jo vullnetare. Nuk ka asnjë plan në këtë moment për të lehtësuar evakuimin e civilëve”- ka deklaruar ai.

Forcat Houthi të mbështetura nga Irani në Jemen kanë kryer sulmin e tyre të parë në Detin e Kuq në gjashtë ditë, duke qëlluar në një anije ngarkese gruri me destinacion Iranin, ka thënë ushtria amerikane, në një sulm që ngre pikëpyetje në lidhje me shënjestrimin e grupit.

Senati amerikan ka votuar në favor të dërgimit të Izraelit prej 14 miliardë dollarësh si pjesë e një pakete më të gjerë ndihme prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Paketa gjithashtu do të sigurojë 9.15 miliardë dollarë ndihmë humanitare për civilët në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe zona të tjera konflikti anembanë globit. Ky projektligj i drejtohet më pas Dhomës së kontrolluar nga republikanët, ku fati i tij është i pasigurt./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala