Komisioni për Legjislacion dërgon në Kuvend Projektligjin për Zgjedhje

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit para pak minutave ka vendosur që të dërgoj për shqyrtim në Kuvendin e Kosovë projektligjin për ndryshim për  zgjedhjet  përgjithshme.

Ky vendim nga ana e Komisionit është ndërmarrë pa përfaqësuesit e opozitës.

Sot për orën 21:30 është paralajmëruar të filloj seanca e Kuvendit të Kosovës, me vetëm një pikë të rendit të ditës “Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”.