Mbledhja e Komisionit Hetimor për Energjinë, Foto: KALLXO.com

Komisioni hetimor për energjinë e vazhdon mbledhjen pa praninë e mediave

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës po e vazhdon mbledhjen të mbyllur për media.

Komisioni, pikë të tendit të ditës e ka diskutimin dhe miratimin e planit të veprimit.

Te pikat e tjera të cilat do të diskutohej miratimi i buxhetit dhe diskutim rreth emrave të ekspertëve, kryetari i komisionit, Driton Selmanaj (LDK), ka kerkuar që të lirohet salla nga mediat.

“Është çështje organizative e komisionit dhe duhet të mbyllet për media”, tha ai.

Paraprakisht, deputeti Artan Abrashi (LVV),  tha se ky plan veprimi i Komisionit hetimor është i ngutshëm.

Sipas tij, nuk është rezultat i kontributit të grupit punues.  “Është nguti e pa nevojshme dhe nuk ka kuptim në këtë mbledhje”, tha ai.

Kurse, kryetari i Komisionit, Driton Selmanaj i tha deputetit se është i lirë të propozojë çkado.

“Ta diskutojmë sot dhe nëse kemi propozime do të gjejmë kohë me i inkorporu. Ne ju kemi dergu planin. Dje e kam marr nga ana e administratës mu ka duk në aspektin strukturor i mirë”, tha ai.

Abrashi shtoi se e vlerëson fleksibilitetin duke thënë se  uron ta përcjell punën e komisionit për ti marr parasysh propozimet e tyre.

“Propozoj ta mbajmë mbledhje punuese, t’i japim sygjerimet tona për këtë plan”, tha Abrashi.

Pal Lekaj deputet i AAK-së tha se është draft-propozim që mund të pësojë ndryshime. “Vetë Mimoza Kusari-Lila ka këshillu të kemi plan veprimi sa më shpejtë. Ky draft pajtohem që të diskutohet të japim sygjerime e vërejtje. Pajtohem të ketë punëtori që të kemi dokument sa më të perdorshëm dhe efektiv”, shtoi Lekaj.

Ferat Shala deputet i PDK-së, tha se duhet ta miratojnë rendin e ditës pasi sipas tij nëse bllokohet rendi i ditës vonohen shumë. Me propozimin e Selmanaj, pika e tretë vetëm do të diskutohet dhe nuk do të miratohet.

Kryetari i këtij komisioni Driton Selmanaj (LDK), tha se duhet të bahet sigurimi i provave dhe imtervistimi i palëve.

Ai ka përmendur edhe listën që pritet tu drejtohen gjitha institucioneve që kanë dokumente që t’ua dërgojnë.

“Lista e institucioneve që unë kam propozu që ti ftojmë janë: Qeveria, në kuadër te qeverisë të vijë Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave, ZRrE, KEK, KEDS, KESCO, KOSTT, Kosova Thëngjilli, Martin Berishaj, Avokati i Popullit dhe Agjencia Anti-Korrupsion”, tha ai.

Artan Abrashi tha se në mbledhjen e ardhshme kur të vijnë te propozimi i emrave konkret do t’i paraqesin propozimet e tyre. “Personat që duhet ti ftojmë në intervistim duhet të jenë edhe kryetarët e partive politike”, propozoi ai.

Selmanaj tha se emra nuk kemi vendos ende pasi sipas tij do të konsultohen paraprakisht para çdo ftese.

Në fillim të këtij muaji, pozita dhe opozita janë dakorduar në formimin e dy Komisioneve Hetimore parlamentare për energjinë elektrike.

Pozita e opozita pajtohen për formimin e dy komisioneve hetimore për energjinë