Foto: KALLXO.com

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist: Solidarizohemi me popullin ukrainas

Me mbishkrimin “Solidarizohemi me popullin Ukrainas”, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar në Prishtinë një protestë gjatë të cilës ka dënuar sulmin e Rusisë kundër Ukrainës.

“Agresioni rus është produkt i politikës së kalbur, patriarkale, e cila çonë në fashizëm, e që mirëmbahet me dhunë, luftë e vrasje. Kjo luftë nuk mund të lexohet assesi si ngjarje e izoluar e që nuk na prek edhe neve. Lufta kudo është cenim për lirinë e drejtësinë në çdo vend, andaj dhe nuk mund të qëndrojmë indiferente/ë. Ky agresion na fton të gjithave e të gjithëve në solidarizim e kundërshtim të çdo politike patriarkale, fashiste e pushtuese”, thuhet në reagimin e organizatës e cila mbron dhe promovon të drejtat e grave.

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Rusia ka nisur sulmet në Ukrainë.

Fot:KALLXO.com
Foto: KALLXO.com