Post Blloku i policisë në hyrje të Prishtinës nga Fushë Kosova, Foto: KALLXO.com

Kjo është koha kur ndalohet qarkullimi i qytetarëve

Nga ora 22 në mbrëmje e deri në 5 të mëngjesit, do të ndalohet qarkullimi i qytetarëve përveç rasteve të natyrës urgjente si atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rrezik lëndimi.

Masat do të hynë në fuqi nga dita e nesërme.

Kështu është marrë vendim gjatë ditës së sotme nga kabineti qeveritar në një mbledhje në të cilën u miratuan gjithsej 46 pika dhe rekomandime të cilat sipas ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, do të mundësojnë parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

“Qarkullimi i lirë lejohet në çdo kohë për personelin shëndetësor, të sigurisë, operatorët që kryejnë punë publike dhe operatorët ekonomik apo personelin që pajiset me leje të veçantë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Të gjitha masat e miratuara të Qeverisë kundër COVID-19