Kjo është gjendja në këndin e lojërave në Lakrishtë - FOTO

Në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës gjendet një këndi i lojërave, e cila shfrytëzohet nga fëmijët

Por ky kënd i lojërave i ndërtuar në vitin 2013, sot nuk është në gjendje të mirë.

Në një njoftim të Komunës së Prishtinës më 13 nëntor 2013 ishte bërë e ditur se këndi i lojërave është gati dhe se fëmijët mund ta shfrytëzojnë këtë kënd të lojërave.

Ekipi i KALLXO.com ka vizituar këtë kënd të lojërave për të parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhet ky kënd i lojërave që posedon edhe fushën sportive.

Në bazë të fotove të siguruara nga KALLXO.com shihet se një pajisje është e dëmtuar, po ashtu në fushën sportive mungon ndriçimi dhe se koshat e basketit nuk kanë rrjetë.

Po ashtu në bazë të fotove të siguruara nga KALLXO.com shihet se një shtyllë elektrike është dëmtuar dhe paraqet rrezik për fëmijët të cilët luajnë në këtë kënd të lojërave.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarët e Komunës së Prishtinës për të marrë një prononcim lidhur me gjendjen në këndin e lojërave në lagjen “Lakërishtë”.

Zyrtarët Komunal kanë thënë që kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama ende nuk ka vendosur për pozitën e  drejtorit\drejtoreshës së Shërbimeve Publike.

Edhe pse kanë kaluar gati një muaj që Përparim Rama është betuar si Kryetar i ri ende nuk janë bërë publike emrat e drejtorëve\drejtoreshave që pritet të udhëheqin drejtoritë e Komunës për katër vitet e ardhshme.

Pritet të shihet nëse kjo gjendje do të përmisohet dhe fëmijët apo basketbollistët dhe futbollistët që kanë talent në fushën e sportit të kenë mundësi që të zhvillojnë aktivitet e tyre në kushte më të mira.

Përparim Rama në momentin kur kishte garuar për të parin e Komunës në programin e tij kishte prioritet edhe çështjen e sportit.

Në programin e tij në fushën e sportit ai kishte premtuar ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë në qytet, lagje dhe fshatra të Prishtinës.