COVID-19

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 50 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit, tre janë në respiratorë, 36 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 192 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe 15 nga këta pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim theksohet se në spitalin e Pejës, katër lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit, tri lindje kanë qenë normale dhe një me prerje cezariane. Kanë lindur pesë foshnje, tri të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore ngase një lindje ka qenë binjake.

190 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë kryer 2,807 analiza, ndërsa janë kryer pesë operacione.

Ndërkaq në nivel vendi, sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë konfirmuar ë 13 mijë e 601 raste me COVID-19, janë shëruar  9 mijë e 792 pacientë dhe kanë vdekur 533.