Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kjo është cilësia e ajrit sot në Prishtinë

Cilësia e ajrit paraditen e sotme në Prishtinë është e pranueshme.

Kështu tregojnë të dhënat e Ambasadës Amerikane në Kosovë, për cilësinë e ajrit në kryeqytet.

Indeksi i cilësisë së ajrit në Prishtinë deri në ora 10:00 është 64.

“Cilësia e ajrit është e pranueshme; megjithatë, për disa ndotës mund të ketë një shqetësim të moderuar shëndetësor për një numër shumë të vogël njerëzish. Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë simptoma në frymëmarrje”, thuhet në të dhënat e Ambasadës.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.