KGJK zgjedh mbikëqyrësin e Gjykatës së Gjakovës, dega Rahovec

Gjykatësi Ilir Rashkaj është zgjedhur mbikëqyrës i Gjykatës së Gjakovës, dega Rahovec.

Zgjedhja e mbikëqyrësit erdhi pas votimit të anëtarëve të KGJK-së,  ku Raskaj mori mbështetjen e 8 anëtarëve kurse një votë ishte për kundër kandidatin Betim Behlulin.

Këtë gjykatë, mbikëqyrësi i ri Ilir Rashkaj do ta drejtojë për pesë vite me radhë duke filluar nga data 1 tetor 2021.

Bigrafia e mbikëqyrësit Ilir Rashkaj

Gjykatësi Ilir Rashkaj është Gjyqtar ne departamentin e Përgjithshëm në divizioni Penal.

Rashkaj, ka diplomuar ne Universitetin e Prishtinës Fakulteti Juridik ne vitin 2003, kurse provimin e Jurisprudencës e ka përfunduar ne vitin 2008.

Në vitin 2004 – 2005 ka kryer praktikën në Gjykatën Komunale në Prizren, ndërsa në vitin 2009 deri ne vitin 2011, ka punuar në Gjykatën Komunale ne Prizren si referent i përmbarimit Civil, po ashtu në të njëjtën Gjykate nga viti 2011 e deri ne muajin gusht te vitit 2012 ka punuar si Bashkëpunëtor Profesional.

Po ashtu Rashkaj gjatë vitit 2011 e ka kryer edhe trajnimin për Gjyqtar dhe Prokuror ne IGJK – Prishtinë.

Kurse, me 28 Gusht 2012, është emëruar Gjyqtar ne Gjykatën Komunale për Kundërvajtje ku edhe ka punuar deri me 30 maj2013, e më pa është transferua ne Gjykatën Themelore Gjakovë dega Rahovec, ku ndodhet edhe tani.