KGJK pjesë e punëtorisë 'Zgjidhja e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022-2024'

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, bashkë më gjyqtarin e gjykatës Supreme, Afrim Shala kanë marrë pjesë në një punëtori lidhur me zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022-2024.

Punëtoria ishte organizuar nga Projekti “Chemonics International”.

Pjesë e kësaj punëtorie ishin edhe gjyqtarë të cilët trajtojnë raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Qëllimi i kësaj punëtorie ishte informimi i gjyqtarëve rreth Planit të Veprimit për korrupsion dhe krim të organizuar, diskutimi i sfidave operative me të cilat përballen gjyqtarët në qartësimin e rasteve dhe zbatimin e masave ndëshkuese si dhe diskutimi i veprimeve për zgjidhjen efikase të këtyre rasteve”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër kryesuesi Zogaj, në emër të KGJK- së, ka shprehur gatishmërinë drejt çdo iniciative që ka për qëllim rritjen e transparencës dhe efikasitetit në luftën kundër korrupsionit.