Këto janë masat antiCOVID-19, që nisën së zbatuari sot

Nga sot, deri më 1 shtator 2021 në Kosovë hynë në fuqi masat e reja për parandalim të virusit COVID-19.

Në vendim e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se në vendet e mbyllura lejohet vetëm 30% shfrytëzimi i hapësirës si dhe organizatori është i obliguar që të mbajë distancë më së paku 1 metër në mes të personave në atë hapësirë.
Ndërsa, në ambiente të hapura ku mbahen festivalet, koncertet dhe organizimet tjera sportive e kulturore të cilat kanë kapacitet për mbi 100 persona janë të obliguar të tregojnë dëshminë e vaksinimit kompletë (me dy doza) apo vetëm një dozë apo duhet të kenë testin RT-PCR negativ për coronavirus jo më të vjetër se 72 orë.
Gjithashtu, qytetarët janë të obliguar të posedojnë dëshmi se e kanë kaluar infeksionin me COVID-19 jo më pak se 21 ditë apo duhet të tregojnë testin e shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë deri në orën 22:30 dhe të zhvillojnë aktivitete e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.
Në hapësira të mbyllura lejohet shfrytëzimi i 50% të hapësirës, ndërsa në ambiente të hapura lejohet shfrytëzimi 70 % e hapësirës.

Ndërsa, sa i përket operatorëve të udhëtimit, lejohen të shfrytëzojnë të gjitha kapacitet e hapësirës mirëpo, personeli dhe të gjithë udhëtarët janë të obliguar të bartin maskë si dhe operatorët e transportit nuk u lejohet të kenë më tepër udhëtar se ulëset në autobusë.

MSh gjithashtu ka vendosur që të ndalojë të gjitha veprimtaritë e klubeve të natës, organizimet e dasmave, të fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës në të gjithë vendin.

Masat për parandalim të virusit COVID-19 janë të pranishme në Kosovë për më tepër se një vit, të cilat janë ndryshuar varësisht nga situata epidemiologjike në vend.

Duke klikuar KËTU mund të informoheni më detajisht për të gjitha masat e ndërmarra nga Qeveria.