Këto janë komunat me rastet e reja me COVID-19

241 raste të reja me COVID-19 janë shënuar sot në Kosovë nga 419 mosta të marra gjithësej.

Komuna me më së shumti raste është Prishtina me 86 raste të reja, komuna Gjilan 21 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Viti 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Pejë, Malishevë Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Deçan, Zubin Potok dhe Dragash.

Në vend gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur  gjashtë persona me COVID-19, duke shkuar në 150 numri i të vdekurve  me coronavirus edhe gjithashtu 143 persona janë shëruar