Derivatet - Foto: Ilustrim/ Pixabay

Këto janë çmimet e derivateve të naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka caktuar çmimet e derivateve të naftës edhe për sot.

Sipas vendimit të ditës së djeshme, që vlen edhe për sot me 26 shtator, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.60 euro për litër, për benzin është 1.34 euro për litër, ndërsa për gas është 0.75 euro për litër.

Çmimet, sipas vendimit, vlejnë për datat 25 dhe 26 shtator 2022.