Denis Krasniqi

Këshilli i Nxënësve: S'duam të humbim asnjë ditë mësim

Denis Krasniqi nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës ka thënë në emisionin “Kallxo Përnime” që nuk duan të humbin asnjë ditë mësim për shkak të grevave që po organizohen.

Ai kërkoi unifikim mes SBASHK-ut dhe MASHTI-t.

“Ne si Këshill i Nxënësve s’jemi kundër as SBASHK-ut por as kundër Ministrisë, por ne i lusim të dy palët, ju lutemi gjejeni një zgjidhje edhe mos të humbim mësim. Sado jocilësor që është ai mësim, ne as atë s’po dojmë me humb, nëse vazhdojmë me humb kështu mësim, cilësia veç ka me vazhdu me ra”, tha Krasniqi në ‘Kallxo Përnime’.