Ilustrim

Këshilla për mbrojtje nga coronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë pas rasteve të shumta dhe shpërndarjes në pothuajse shumë vende të botës ka dhënë këshilla se si duhet të kujdesemi që ta parandalojmë virusin.

Ndërkohë numri i të prekurve nga koranavirusi në Itali përllogaritet të jetë në 230. Lombardia është rajoni me numrin më të madh të rasteve, për të vazhduar me Veneton, Emilia Romagnan, Piemonten dhe Lazion.

Në Kinë kanë vdekur 2,592, përderisa më shumë se 77,000 të infektuar janë konfirmuar.

Mijëra raste janë konfirmuar edhe në të paktën 30 vende.

Këshilla për mbrojtje nga Pneumonia e re Coronavirus “Novel Coronavirus Pneumonia- NCP, të përgatitura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Mbroni veten dhe të tjerët që të mos sëmureni
Lani duart

 Pas kollitjes apo teshtitjes
 Gjatë kujdesit për të sëmurët
 Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit
 Para ngrënies
 Pas përdorimit të tualetit
 Kur duart janë dukshëm të papastra
 Pas trajtimit të kafshëve apo mbetjeve të tyre
 Nëse duart nuk i keni të ndotura, atëherë lani shpesh ato me sapun dhe ujë apo me
dezinfektues për duar me bazë alkooli

Mbroni të tjerët që të mos sëmuren

 Kur kolliteni ose teshtini mbuloni gojën dhe hundën me mëngë të parakrahut apo
faculetë- hidhni menjëherë faculetat dhe lani duart
 Lani duart me dezinfektues me bazë alkool apo sapun dhe ujë pas kollitjes apo teshtitjes
gjatë kujdesit për të sëmurin
 Shmangni kontaktin e ngushtë kur ju keni kollë dhe ethe/ temperaturë
 Mos pështyni në vend publik
 Nëse keni ethe/ temperaturë, kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë
ndihmë mjekësore dhe ndajeni historikun e udhëtimeve me profesionistët shëndetësorë

Ruaje shëndetin gjatë udhëtimit

 Shmangni udhëtimin nëse keni ethe/ temperaturë dhe kollitje
 Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit që kanë simptoma, si ethe/ temperaturë dhe
kollitje
 Lani duart shpesh me sapun dhe ujë apo pastroni me dezinfektues për duar me bazë
alkooli
 Shmangni prekjen e syve, hundës apo gojës
 Nëse vendosni të përdorni maskë për fytyrë, sigurohuni që të mbuloni gojën dhe
hundën- shmangni prerjen e maskës pasi ta keni vendosur atë
 Pas shfrytëzimit të maskës për një përdorim të vetëm, hidheni atë menjëherë dhe lani
duart pasi ta hiqni

 Nëse sëmureni gjatë udhëtimit, informojeni ekuipazhin dhe kërkoni ndihmë mjekësore
menjëherë
 Nëse kërkoni ndihmë mjekësore, ndajeni historikun e udhëtimeve me profesionistët
shëndetësorë
 Hani vetëm ushqime të gatuara mirë
 Shmangni kontaktin e afërt dhe udhëtimin me kafshët e sëmura

Zbatoni sigurinë ushqimore

 Përdorni dërrasa për prerje dhe thika të ndryshme për mish të papërpunuar dhe
ushqime të gatuara
 Pastroni/lani duart midis trajtimit të ushqimit të papërpunuar dhe atij të gatuar
 Kafshët e sëmura dhe ato të ngordhura nga sëmundja nuk duhet ngrënë
 Edhe në zonat ku ka shpërthim të epidemisë, produktet e mishit mund të konsumohen
në mënyrë të sigurt nëse këto produkte gatuhen tërësisht dhe trajtohen siç duhet gjatë
përgatitjes