Ilustrim

Kërkohet shtetasi shqiptar, dyshohet për vrasjen e dy grave dhe plagosjen e dy të tjerave - FOTO

Policia e Shtetit në Shqipëri ka kërkuar ndihmë për gjetjen e Dan Huta, pasi që i njjëjti thuhet se ka gjuajtur me armë ndaj 4 grave.

Dy nga gratë të cilat janë gjuajtur më armë zjarri kanë vdekur.

“Shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses)”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.

Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.