Ilustrim

Kërkohet paraburgim ndaj dy inspektorëve të ATK-së, të arrestuar dje

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit kundër dy inspektoreve të ATK-së, të cilët u arrestuan mbrëmë.

Inspektorët Gazmend Jashari dhe Adnan Jupolli u arrestuan nga Policia e Kosovës mbrëmë pasi që dyshohet se kishin kërkuar dhe marrë ryshfet në vlerë prej 50 (pesëdhjetë) euro, me qëllim që të njëjtin të mos e ndëshkonin.

Ata pritet që të dalin sot para gjykatës dhe të përballën me kërkesën e Prokurorisë.

Mbrëmë Policia e Kosovës njoftoi se i kishte arrestuar të dy inspektoret nën dyshimet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Me datë 13.02.2020 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) – Prishtinë ka pranuar informatë në bazë të cilës dyshohej se dy inspektor tatimor të ATK-së gjatë inspektimit të rregullt që kanë kryer në një biznes, me lokacion në Fushë Kosovë, kanë hasur në disa parregullsi dhe me qëllim që të mos e ndëshkojnë pronarin, nga i njëjti kishin kërkuar dhe marrë ryshfet në vlerë prej 50 (pesëdhjetë) euro”, thuhet në njoftim e Policisë.

Arrestohen 2 inspektorë të ATK-së, dyshohet se morën ryshfet nga pronari i një biznesi në Fushë-Kosovë