Foto: Ilustrim

Kërkesa e KEDS-it për shtrenjtimin e rrymës, flet kryetari i Bordit të ZRrE-së

Ymer Fejzullahu, kryetar i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka thënë se janë duke shqyrtuar kërkesën e Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Ai tha se kanë hapur ‘shqyrtimin e jashtëzakonshëm’ për këtë kërkesë që sipas legjislacionit zgjat 45 ditë.

“Ka një kërkesë për rritje të tarifave të energjisë elektrike, ne e kemi hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm. Pas shqyrtimit në do të publikojmë, do të mbajmë mbledhjen dhe do të marrim komente”, tha ai pas mbledhjes së bordit.

Gjatë mbledhjes së bordit të ZRrE-së u miratuan vlerat hyrëse dhe shpenzimet Operative të Furnizuesit me Shërbim Universal për periudhë tre vjeçare, KESCO.

Ndërsa u miratua edhe pesë kërkesa për vetëkonsum që ka të bëjë me instalimin e paneleve solare.

Kryetari i bordit theksoi se i kanë trajtuar me prioritet këto kërkesa duke i mirëpritur sipas tij në këtë kohë krize energjetike.

KEDS-i dhe KESCO aplikimin për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave e kanë bërë në aplikacione të ndara. Të hyrat e KESCO-s i mbulojnë kostot e gjithë sektorit, pra blerjen e rrymës më shumicë, kostot e KEDS-it dhe KOSTT-it.

Në shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave, të dy kompanitë kanë kërkuar që të hyrat e tyre të rriten për 95% krahasuar me vitin 2021.

“Kërkesa e KESCO-së për rritje të të hyrave është 95% apo në vlerë financiare 313 milionë euro, duke përfshirë të gjitha kostot e bartshme të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), në vlerë prej 300 milionë euro”, thuhet në sqarimin e Rregullatorit të Energjisë.

Një pjesë e këtyre të hyrave që janë kërkuar janë kosto e importit të energjisë që është realizuar gjatë vitit 2021 dhe në muajt e parë të vitit 2022 e të cilat nuk janë mbuluar nga tarifat e vitit 2021.

KEDS-i dhe KESCO aplikimin për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave e kanë bërë në aplikacione të ndara.

Të hyrat e KESCO-s i mbulojnë kostot e gjithë sektorit, pra blerjen e rrymës më shumicë, kostot e KEDS-it dhe KOSTT-it. Por, në aplikimin që KESCO ka bërë nuk i ka përfshirë gjitha kostot e KEDS-it, sidomos kostot e vitit 2021 që nuk kanë qenë të mbuluara në tarifat e vitit të kalur.

Kërkohet dyfishimi i çmimit të rrymës