ILUSTRIM - Polic i Kosovës- foto: Fatrion Ibrahimi -KALLXO

Keqekollë, konfiskohet vetura për shmangie të tarifave doganore

Policia Kufitare ka njoftuar se gjatë kontrollimit të dokumentacionit të një veture në Keqekollë është gjetur se pronari i veturës i’u është shmangur tarifave doganore.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:40.

Me vendim të prokurorit automjeti është konfiskuar, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.