KEK dhe KESH të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit

Zyra për marrëdhënie me publikun e Korporatës Energjetike të Kosovës ka njoftuar për takimin e kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri dhe kryesuesit te bordit të përkohshëm, Hysen Fazliu me Administratorin e Korporatës Energjetike të Shqipërisë, Benet Beci.

Sipas njoftimit të KEK-ut në këtë takim është diskutuar për sektorin energjetik e me theks të veçantë për prodhimin e energjisë elektrike si produkt esencial për qytetarët e të dyja vendeve.

Gjithashtu, të dy palët u dakorduan se pas vënies në punë të linjës së interkonjeksionit 400 kV, janë krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e energjisë elektrike nga KEK te KESH dhe anasjelltas.

Tutje ne njoftim theksohet se zyrtarët e lartë të KEK dhe KESH janë zotuar se do thellojnë bashkëpunimin në sektorin energjetikë me interes të ndërsjellë.