COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Katër qytetarë rezultojnë të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka testuar 1 mijë e 58 mostra të dyshuara për COVID-19, prej tyre katër kanë rezultuar pozitive.

Nga të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve me Coronavirus, ndërsa janë shëruar tetë qytetarë të tjerë.

Numri i të shëruarve në 157 mijë e 548 qytetarë.

Aktualisht në nivel vendi janë 424 raste aktive me COVID-19.

Deri më tani në nivel vendi janë regjistruar 160 mijë e 952 raste pozitive me SARS-CoV-2, prej tyre 2 mijë e 980 kanë vdekur.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit 2019.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.