Bixhoz, Foto: Policia

Kapen nëntë persona duke luajtur bixhoz në Jezerc të Ferizajt - FOTO

Policia e Ferizajit ka hasur nëntë persona duke zhvilluar aktivitete joligjore, duke luajtur bixhoz.

Rasti ka ndodhur në një vilë në fshatin Jezerc të Ferizajt, pas mesnate.

Ndërsa të gjithë të dyshuarit, sipas PK-së janë liruar me procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.

“Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe dëshmit materiale, kanë gjetur 301 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave dhe dy palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat janë konfiskuar”- thuhet në komunikatë.

Sipas policisë personat e dyshuar pasi janë kontrolluar janë shoqëruar në stacionin policor, dhe me vendim të prokurorit është iniciuar rast penal ndaj personit me inicialet P.V i moshës 51-vjeçar për veprën ‘Organizimi i skemave piramidiale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Veprimtaria e lojërave të fatit është e ndaluar në Kosovë me ligj, që nga viti 2019.