Burgu i Dubravës (Ilustrim)

Kapen me para false në burgun e Dubravës, arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën janë arrestuar një burrë dhe një grua, pasi është raportuar se në dhomën e kontrollit brenda burgut janë gjetur para që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Vlera e parave ka qenë  200 euro.

“Janë konfiskuar 4×50€ si dhe janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” – është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 15:00.