Kapja e 27 kilogramëve marihuanë | Foto: Policia e Kosovës

Kapen 27 kg marihuanë në Mramor të Prishtinës, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Mramor të Prishtinës pasi në veturën e të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 27 kilogramë marihuanë.

Organet e rendit nga personi me iniciale, N.N. ka sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, disa dinarë dhe euro.

Me urdhër të gjykatës është bastisur shtëpia e të dyshuarit në Graqanicë por që Policia nuk ka gjetur diçka të dyshimtë.

Ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.