Kanosi nënën dhe vëllain e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Është arrestuar një person i dyshuar në Gjilan për shkaktim të dhunës psikike dhe kanosje të nënës dhe vëllait të tij.

Policia ka njoftuar se të dielën, rreth orës 13:00 ka arrestuar të dyshuarin në Gjilan.

I dyshuari pas arrestimit është dërguar për trajtim në spital.

“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimi, mirëpo për shkak të gjendjes shëndetësore, është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë në mbikëqyrje policore” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.