Kanoset me armë një person në Fushë Kosovë

Pas një mosmarrëveshje në trafik, dje me 01.03.2024 në Fushë Kosovë një person është kanosur me armë nga një person tjetër i dyshuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.