Kamenica fik dritat një minutë për gruan e vrarë nga Berivojca

Në shenjë proteste ndaj dhunës në familje, për rastin e gruas S.M që dyshohet që u vra nga bashkëshorti sot në orën 21:00 do të fiken dritat për një minutë në Kamenicë.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që të gjithë t’u bashkohen kësaj nisme të Grupit të Grave të Kamenicës .

Të shtunën në fashtin Berivojcë të Kamenicës, S.M vdiq si pasojë e dhunës në familje, rast për të cilin i dyshuar është bashkëshorti i saj.

Prokuroria në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan që të përcaktohet masa për paraburgimin ndaj N.M. i cili dyshohet për vrasjen e gruas së tij.

Gjatë fjalosjes, i dyshuari e ka goditur viktimën me shufër metalike një herë në kokë e cila më pas rrëzohet në tokë, ku i njëjti vazhdon ende të godasë S.M  duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.