Kërkohet paraburgim për kamenicasin e dyshuar për vrasje të gruas me shufër metalike

Prokuroria në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan që të përcaktohet masa për paraburgimin ndaj N.M. i cili dyshohet se gjatë ditës së djeshme ka vrarë gruan e tij në Kamenicë.

Sipas kësaj kërkese i dyshuari më 25 korrik 2020 në fshatin Berivojcë i komunës së Kamenicës  pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me familjarët me dashje ka vrarë gruan e tij S.M.

Gjatë fjalosjes i dyshuari e ka goditur tashmë të ndjerën me shufër metalike një herë në kokë e cila më pas rrëzohet në tokë, ku i njejti vazhdon ende të godasë S.M kështu duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Për këtë vrasje i dyshuari N.M dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rënde”.

I dyshuari gjendet në paraburgim për 48 orësh.

Sot pritet të mbahet seanca për përcaktimin e masës se paraburgimit para gjyqtarit të procedurës paraprake.

 

Ky botim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e medieve dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE-së,  K2.0, CEL apo QKSGJ.