"Kallashi" antari i NISMA-s flet rreth videos

Kandidati për deputet nga radhët e subjektit politik NISMA, Enver Shala ka komentuar video materialin të cilin e kishte publikuar mbrëmë në ndërrimin e motmoteve.

Në video materialin shihet se si Shala gjuan me një armë e cila duket si armë automatike dhe bashkëngjitur me këtë video i kishte shkruar edhe mesazhin “Urime me Kallash të Gjermanisë”.

Por pasi që video materliai i shpërndarë nga ai ishte publikuar edhe në KALLXO.com, Shala ka kërkuar që të sqaroj ngjarjen.

“Dua të ju sqaroj se nuk është armë e vërtetë është armë lodër e cila është e lejuar të përdoret në raste të festave në Gjermani. Nuk ka leje të posaçshme që duhet të marrësh për të përdorur është armë lodër e cila nuk ka plumba të vërtetë vetëm që lëshon tim ashtu sic lëshon një armë e vërtetë. Po u sqaroj edhe njëherë se nuk është armë e vërtetë është lodër, është e ligjshme të përdoret në Gjermani pasi që këtu jam dhe këtu e kam përdorur. Mund ta blesh ku do”, sqaron Shala për KALLXO.com.

Ai shtoi se një armë e tillë që në të vërtetë thotë se është lodër, nuk është e rrezikshme.

KALLXO.com mëngjesin e sotëm pubikoi videon për të cilin dha sqarim edhe Shala.

Kandidati i NISMA-s uron me “Kallash” të Gjermanisë