Kandidati i NISMA-s uron me "Kallash" të Gjermanisë

Mbrëmjen e kaluar, u zgjodhën mënyra të ndryshme për të festuar ndërrimin e motmoteve.

Njëri nga kandidatët e subjektit politik NISMA, Enver Shala është shfaqur në rrjetin social Facebook,  duke uruar qytetarët me një mesazh interesant.

“Gëzuar me kallash të Gjermanisë” ishte mesazhi i kandidatit të NISMA-s, ku i kishte bashkangjitur një video material ku shihet deri sa shkrep një armë e cila në dukje mund të vërehet se i përket  Luftës së Dytë Botërore.

KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje nga ana e kandidatit Shala për të kuptuar nëse bëhet fjalë për ndonjë hedhës fishekzjarresh në formë të armës apo ndonjë lodës mirëpo kontakti me Shalën ka qenë i pamundur.