Kadri Veseli viziton Hashim Thaçin në spital

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e ka vizituar në spital presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi i është nënshtruar sot një intervenimi në QKUK.

Veseli ka thënë se presidenti është mirë me shëndet dhe se i ka uruar rikuperim sa më të shpejtë.

Njoftimin kreu i PDK-së e ka publikuar në Facebook:

“Presidenti i Kosovës është mirë me shëndet. Gjatë vizitës që i bëra sot pasdite, i urova mikut tim të çmuar rikuperim sa më të shpejtë. Falënderova edhe stafin shëndetësor të Klinikës së Urologjisë në QKUK për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj Presidentit Thaçi, i cili do t’i kthehet shpejt familjes dhe punës në kryerjen e detyrave shtetërore.”