Thaçi operohet në QKUK

Presidenti i vendit Hashim Thaçi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik pas shqetësimeve shëndetësore që i ka pasur ditëve të fundit.

Sipas komunikatës për media, presidenti e ka kaluar me sukses  operacionin por vazhdon të jetë nën kujdesin e personelit mjekësor.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës. Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në.

Dy ditët e fundit, presidenti Thaçi është trajtuar në Klinikën Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës pas shqetësimeve shfaqura nga gurët në veshkë.

Presidenti Hashim Thaçi shtrihet në Spital