Kaçanik, arrestohet 31-vjeçari i kërkuar nga gjykata për dhunë në familje

Një 31-vjeçar i kërkuar nga Gjykata e Ferizaj është arrestuar sot në Kaçanik. Personi me inicialet A.P është i dënuar me 75 ditë burg për dhunë në familje.

31-vjeçari është dërguar për vuajtjen e dënimit pas kompletimit të dokumentacionit.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim çdoherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406.