Ilustrim

Kaçanik, anulohet konkursi për shoferë në QKMF, listës i printe vëllai i drejtorit (Dokument)

Komuna e Kaçanikut ka publikuar listën e kandidatëve më të mirë në testin me shkrim të konkursit për shoferë të ambulancës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të Kaçanikut.

KALLXO.com ka siguruar një dokument të rezultateve të testit me shkrim të konkursit.

Në listë janë emrat e 5 kandidatëve të ranguar të parët.

Sipas dokumentit, në konkurs për dy shoferë kanë konkurruar 27 kandidatë.

Lista me emrat e 5 kandidatëve është bërë publike më 19 shkurt të këtij viti.

Por, në krye të liste, i cili është hequr pak minuta pas publikimit nga Komuna, është vëllait i drejtorit të QKMF-së.

Drejtor i QKMF-së është Sinan Zeneli.

E i pari në listë ishte renditur vëllai i tij, Hajredini.

KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin.

“Po, Hajredini është vëllai im”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Por, vetëm disa minuta pasi është bërë publike lista e kandidatëve të cilët kanë kaluar testin me shkrim dhe do të duhej t’i nënshtroheshin testit me gojë, ajo është fshirë nga web-faqja e Komunës.

KALLXO.com ka marrë vesh se konkursi është anuluar.

Këtë e konfirmon edhe vetë drejtori i QKMF-së.

“Për shkak të shkeljes së procedurave, komisioni ka rekomanduar që të anulohet konkursi. E kemi fshirë sepse neve na erdhën informacione që ka pasur kandidatë që nuk i kanë pasur dosjet e kompletuara”, u shpreh Sinan Zeneli.

Ai thotë se Komuna tashmë do të merret me konkurset.

“Tash e tutje, konkurset do i ketë Komuna, Zyra e personelit edhe Zyra e konkurrimit”, tha tutje ai.