Kryeministri britanik, Boris Johson, gjatë një konference për media nga Kievi më 9 prill 2022, Foto: Presidenca e Ukrainës

Johnson jep dorëheqje, por mbetet kryeministër i Britanisë deri në zgjedhjen e të riut

Kryeministri britanik, Boris Johnson e ka bërë të ditur dorëheqjen e tij dhe tha se do të vazhdojë të shërbejë në postin e kryeministrit derisa partia e tij të zgjedhë një udhëheqës të ri.

Johnson tha se një plan kohor për largimin e tij do të përcaktohej deri në javën e ardhshme.

Shumë prej ligjvënësve të tij do të dëshironin që ai të largohej më shpejt se kaq. Më shumë se 50 ligjvënës konservatorë kanë dhënë dorëheqjen nga qeveria e skandalizuar e Johnson këtë javë, duke thënë se ai nuk ishte më i aftë për ta udhëhequr vendin.

Ai ka emëruar një kabinet të ri – Greg Clark është Sekretari i ri ndërsa Kit Malthouse është Kancelar për Dukatin e Lancasterit.

James Cleverly bëhet ministri i tretë i arsimit në tri ditë, ndërsa Robert Buckland bëhet sekretar i Uellsit.

Sekretarja e Jashtme Liz Truss – e cila ka qëndruar e heshtur për ditë të tëra – e ka ndërprerë një udhëtim jashtë vendit dhe po kthehet në Londër./BBC