
Johnson i veshur si ushtarak viziton trupat ukrainase që po stërviten në Britani - VIDEO
Kryeministri në detyrë i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka vizituar sot trupat ukrainase, që janë duke u stërvitur në qytetin e North Yorkshire, në Britani të Madhe.
Nga atje, Johnson deklaroi se njerëzit e Britanisë e mbështesin popullin e Ukrainës dhe të drejtën e tyre për të luftuar.
Ai deklaroi se është plotësisht i bindur se në fund do të fitojë populli i Ukrainës.
“Unë i kam takuar rreth 400 trupa ukrainase që janë këtu, që janë duke u trajuar nga forcat tona dhe duke u bërë gati që të shkojnë dhe luftojnë në Ukrainë. Kjo është një pjesë e angazhimit tonë të madh që po bëjmë, për të trajnuar forcat ukrainase. Ne synojmë që të trajnojmë rreth 10 mijë trupa, në 4 muajt e ardhshëm. Kjo e bën një nga top investimet që ne po bëjmë, për të mbështetur ukrainasit me armatim, duke përfshirë 6900 anti-tanke, 120 makina të blinduara”, tha Johnson.
Sot është dita e 150-të e invazionit rus në Ukrainë.
Zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë