Jeta në Kosovë: Politika e Jashtme e Kosovës

Sonte emisioni “Jeta në Kosovë” solli rrëfimet nga prapaskena për njohjet e Kosovës dhe dështimin në INTERPOL.

Sa kushton një votë pro Kosovës në INTERPOL dhe a u dhanë para për njohjen e shtetësisë së Kosovës?

Çfarë thotë njëri nga lobuesit e Kosovës dhe pse akuzon ai diplomacinë kosovare?

A u premtuan shuma të mëdha parash nga kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli ndaj vendeve të Afrikës për të njohur Kosovën?

Eksperti nga Kameruni, David Otto, shpjegoi se si duhet të përgatitet Kosova për hapin tjetër drejt INTERPOL-it.

Si përgjigjet “dora e djathtë” e Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ndaj këtyre pretendimeve?

Emisioni “Jeta në Kosovë”  transmetohet çdo të enjte në orën 20:15 në RTK dhe drejtpërdrejt në KALLXO.com. Repriza shfaqet të premten në mesditë.