Jakup Krasniqi infektohet me COVID-19, Limaj i dëshiron shërim të shpejtë

Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar se bashkëpartiaku i tij Jakup Krasniqi, isgh-kryetar i Kuvendit të Kosovës, është infektuar nga COVID-19 me ç’rast i ka uruar shërim të shpejtë.

“I uroj shërim të shpejtë mikut dhe bashkëpunëtorit tim, Jakup Krasniqi pas infektimit me COVID-19.Uroj që kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës do ta kaloj me sukses këtë̈ sfidë̈ shëndetësore dhe t’i kthehet sa më parë aktiviteteve tona të përbashkëta politike”, ka shkruar Limaj në facebook.

Limaj poashtu ka këshilluar qytetarët që ti respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

“Iu bëj thirrje edhe një herë qytetarëve të Kosovës që të respektojnë në përpikëri rekomandimet e institucioneve shëndetësore, të përdorin masat mbrojtëse nga ky virus, sepse vetëm kjo është rruga më e mirë për ta ruajtur shëndetin tuaj dhe të tjerëve”, ka theksuar Limaj.

Në Kosovë deri më tani janë paraqitur 6,286 raste me të infektuar me COVID-19,  nga ta janë shëruar 3,369, ndërsa kanë vdekur 150.