Ja sa vota i nevojiten koalicionit Nisma-AKR-PD për të kaluar pragun

Valmir Ismaili nga organizata D+ foli për mundësinë e kalimit të pragut nga koalicioni Nisma-AKR-PD, duke deklaruar se me kalkulimet e bëra nga ai dhe me trendin me të cilin partitë po marrin vota, atëherë këtij koalicioni i nevojiten edhe rreth 1.700 vota për të kaluar pragun, shkruan rtv21.tv.

Këto vota janë llogaritur sipas tij nga të gjitha votat që kanë mbetur pa numëruar, rreth 4 mijë vota me postë dhe rreth 26 mijë me kusht.

Ismaili ka theksuar se numri 1700 mund të variojë nëse ndryshon trendi i marrjes së votave nga partitë, por edhe nga numri i votave të pavlefshme që mund të jenë në këto 30 mijë vota të pa numëruara ende./21Media

.