Ja sa kushtoi qëndrimi i Kurtit me ministra në Prevallë

Ka përfunduar takimi gjithëditor i Qeverisë së Kosovës në njërin prej hoteleve në Prevallë të Prizrenit.

Pas takimit folën dy zëvendëskryeministrat e qeverisë.

Zëvendëskryeministri i parë, që vjen nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti tha se kanë finalizuar programin qeverisës.

“Presim për të dalë mirë në 100 ditët e para dhe për të shtrirë planin në katër vitet e qeverisjes me masa konkrete, atë që e kemi mbërri me marrëveshje të koalicionit, ku kemi punuar dy muaj e sa  tash i kemi shndërruar në plan pune të qeverisë”, u shpreh ai.

Zëvendëskryeministri tjetër që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi tha se qëndrimi i sotëm në sallën e hotelit iu ka kushtuar 150 euro, si dhe sipas tij dreka që e kanë konsumuar ka qenë e thjeshtë.

“Unë e di që na ka kushtuar 150 euro sallë ku kanë qëndruar gjatë gjithë ditës ministrat, stafi mbështetës dhe për pjesën tjetër, është një drekë e thjeshtë të cilën e kanë konsumuar ministrat bashkë me stafin dhe këtu përfundon e gjithë kostoja. Sigurisht se do ta bëjmë publike. Natyrisht e kemi zgjedh një vend brenda Kosovës që është Prevalla dhe ku është mundësuar punë produktive për të gjithë pjestarët e kabinetit qeveritar”, tha ai.

Abazi shtoi se kanë pasur një ditë të frytshme.

“Kemi përfunduar procesin e planin qeverisës. Kemi përcaktuar kornizën e punës për prioritetet, intervenimet dhe masat që duhet marr për të sanuar gjendjen përbrenda ministrive dhe për të parë prioritetet afat shkurtra e afat mesme”, tha ai.

Abazi theksoi se pret që shumë shpejt plani dhe programi i punës të shkojë për votim në Qeveri.

LIVE – Përfundon takimi i Qeverisë në Prevallë

LIVE – Flet zv/kryeministri nga Prevalla

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 29 février 2020

 

.