Izolohen disa familje në Istogu, kishin kontakte me të infektuaren me coronavirus

Disa familje nga Istogu janë izoluar për shkak të kontakteve që kanë pasur me punëtoret e organizatës ku ka punuar 22 vjeçarja nga Italia, e cila është infektuar me coronavirus.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj.

“Po janë disa familje, para dy ditëve me polici kanë shkuar ekipet i kanë vizituar  dhe u është rekomanduar të qëndrojnë në shtëpi”, tha Osmanaj.

Sipas drejtorit, disa familje kanë ardhur nga Italia e disa raste janë që kanë pasur kontakt me organizatën në Klinë ku kishte punuar 22 vjeçarja që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Osmanaj shtoi se të gjitha rastet janë në monitorim nga Komuna dhe Policia.