Ilustrim

Itali, mbi 10 mijë të vdekur nga Covid-19

Në Itali, të shtunën numri i të vdekurve nga pandemia Covid-19 e ka kaluar shifrën 10,000, raporton Reuters.

Mbrojtja Civile e ka njoftuar se në 24 orëshin e kaluar nga coronavirusi kanë vdekur 889 persona.

Me 10,023 të vdekur, Italia është vendi më i goditur nga pandemia.