Foto: Ilustrim

Istog, tre të arrestuar për kontrabandë me lopë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në fshatin Lubozhdë të komunës së Istogut, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kontrabanduar gjashtë krerë lopë, nga Serbia për në Kosovë.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa lopët pas verifikimit nga zyrtarët e AUV-it janë konfiskuar.

Ngjarja ka ndodhur të hënen rreth orës 19:00.