Istog, Policia arreston burrin i cili rrahu gruan

Një grua ka pranuar tretman mjekësor, pasi është sulmuar fizikisht nga një burrë.

Policia e Kosovës bën të ditur se e ka arrestuar të dyshuarin.

Rasti ka ndodhur në Istog më 18 mars, rreth orës 22:40.

Sipas Policisë, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht gruan, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.