Istog, burri gjen gruan pa shenja jete

Policia njofton se një person ka raportuar se kur ishte kthyer në shtëpi, e kishte gjetur pa shenja jete gruan e tij.

“Njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, njofton Policia.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.