Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ismaili: Qëllimi im është që Prishtina të mos bëhet tregti tokash

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili në Debat Pernime ka thënë se qëllimi i tij është që Prishtina të jetë një vend jete dhe jo një vend për administrim e jetë pune.

Ai shtoi se ka për synim që kryeqyteti të mos jetë tregti tokash.

“Qëllimi im është që plani urbanistik në Prishtinë në asnjë mënyrë të bëhet një tregti tokash e koeficinetësh si e kemi parë deri më sot”, theksoi ai.

Sonte, për herë të parë, kandidatët për kryetar të Prishtinës debatojnë mes vete në #DebatPernime.

Kandidatët për kryetar të Prishtinës të cilët do të shpalosin programet dhe planet e tyre për kryeqytetin për katër vitet e ardhshme.

Se si do të duket Prishtina në vitin 2025 do të tregojnë: Arben Vitia nga LVV; Avni Çakmaku nga Fjala; Daut Haradinaj nga AAK; Florim Isufi Partia Balliste; Gëzim Mehmeti nga AKR; Përparim Rama nga LDK dhe Uran Ismail nga PDK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës së Prishtinës janë edhe kandidatet për asambliste: Diona Mejzinolli nga LVV; Donjeta Dragusha nga LDK; Dhurata Salihi nga AAK; Eliza Hoxha nga PDK; Figen Shabani nga KDTP; Fiknete Bejta nga AKR dhe Marigonë Tahiri nga Lëvizja për Bashkim.