Ish- Zonja e Parë Amerikane Vdiq në Moshën 92 Vjeçare

Barbara Bush, ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vdekur të martën në moshën 92-vjeçare.

Ajo ishte figura matriarkale e një dinastie politike që përfshinte dy presidentë – burri i saj George HW Bush dhe djali George W Bush.

Bush u pa si një figurë e thjeshtë publike që ishte e njohur me flokët e saj të bardha dhe vathët perla.

Zonja e parë e SHBA-ve nga viti 1989 deri në vitin 1993, kishte probleme shëndetësore për njëfarë kohe dhe kishte refuzuar trajtim të mëtejshëm mjekësor, transmeton rtv21.tv. Burri i saj, tani është në moshën 93-vjeçare.

Djali i tyre, George, u zgjodh në vitin 2000 dhe shërbeu dy mandate si presidenti i 43-të i SHBA-ve./21Media