Foto: REL/Reuters

Ish presidenti rus, Medvedev: Rusia mund të përdorë armë bërthamore nëse lufta e Ukrainës ka sukses

Rusia mund të detyrohet ta përdorë një armë bërthamore nëse kundërofensiva e Ukrainës del e suksesshme, ka thënë të dielën zyrtari i lartë rus dhe ish presidenti Dmitry Medvedev – i fundit në një seri kërcënimesh bërthamore të bëra gjatë pushtimit të Moskës nga aleati kryesor i Presidentit Vladimir Putin.

“Vetëm imagjinoni që ofensiva… në të njëjtën kohë me NATO-n, ka sukses dhe përfundon me marrjen e një pjese të tokës sonë. Atëherë do të duhet të përdorim armë bërthamore në bazë të përcaktimeve të Dekretit Presidencial rus”, tha Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, në një postim në Telegram.

“Thjesht nuk do të kishte asnjë zgjidhje tjetër”, shtoi ish-presidenti rus. “Armiqtë tanë duhet t’u luten luftëtarëve tanë që të mos lejojnë që bota të përfshihet në flakët bërthamore”.

Medvedev, i cili shërbeu si president i Rusisë nga viti 2008 deri në vitin 2012, ka pasur një ton luftarak gjatë gjithë pushtimit të Ukrainës nga Moska, duke ngritur vazhdimisht spektrin e konfliktit bërthamor.

Prillin e kaluar, ai paralajmëroi për zgjerimin bërthamor rus nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s. Helsinki iu bashkua aleancës së mbrojtjes më vonë atë muaj, ndërsa rruga e Stokholmit drejt anëtarësimit në NATO u hap në fillim të këtij muaji pasi Turqia i largoi kundërshtimet e saj.

Në shtator, Medvedev tha se armët strategjike bërthamore mund të përdoren për t’i mbrojtur territoret e përfshira në Rusi nga Ukraina./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala