Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ish-ministri i Drejtësisë: Pasuria që duhet konfiskuar është jashtë Kosovës

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në debatin për drejtësi në ‘Kallxo Pernime’ ka deklaruar se pasuria që duhet konfiskuar dhe hetuar për persona të ndryshëm është jashtë Kosovës.

Sipas tij, vendi më nuk ka mungesë të bazave ligjore.

“Kosova ka bazë të jashtëzakonshme ligjore. Ne na duhet fuqizim i institucioneve, më nuk është problemi te baza ligjore por te hetimi i thellë, i pavarur, financiar, sepse shumica e asaj pasurie që duhet të konfiskohet, unë personalisht besoj që nuk është në Kosovë dhe besoj që është jashtë Kosovës”, ka shtuar Tahiri më tej.

 

Në vitin 2019, Ministria e Drejtësisë kishte bërë disa ndryshime në Kodin Penal, kurse në vitin 2018 ka hyrë në fuqi Ligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë.

Rezultate minimale në konfiskimin e pasurisë së paligjshme